Lajme

Mjeti që shpërtheu në lagjen e Boshnjakëve dyshohet se u hodh nga një veturë në lëvizje

Sipas disa dëshmitarëve, shpërthimi para pak minutash në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës, u shkaktua nga një person i cili fillimisht kishte qarkulluar në atë pjesë të lagjes, e më pas nga dritarja e veturës ka hedhur një mjet shpërthyes.

Gazetarët të cilët po raportojnë nga vendi i ngjarjes, thonë se nuk është identifikuar ende se për çfarë lloji të mjetit bëhet fjalë.

Përveç Lagjes së Boshnjakëve, ky shpërthim ishte dëgjuar edhe tek pjesa e Urës së Ibrit.

Ndërsa, aktualisht Policia e Kosovës ka larguar shiritat nga pjesa ku ka ndodhur ky shpërthim.

Përveç Karabinierëve Italianë, prezentë vazhdon të jetë edhe Policia e Kosovës, ndërkohë kanë qarkulluar edhe disa vetura të EULEXI-it, mirëpo të njëjtat nuk kanë qëndruar aty.