Raportohet për shpërthime të reja në veri të Mitrovicës
Kështu ka raportuar gazetari i tëvë1, Gojart Jashari në një lidhje direkte në emisionin “Ditari”.
Ai raportoi nga vendi i ngjarjes se para orës 17:00 kishte pasur një shpërthim më të madh në këtë lagje afër zyres së Komisionit Qendror Zgjedhor.
“Neve në momentin kur po flasim para pak minutash dikush gjuajti me fishekzjarr nga ana jonë një shpërthim u dëgjua edhe te pjesa ‘3 rrokaqiejve’ që është afër zyrës së KQZ-së në Mitrovicën Veriroe kurse pak para orës 17:00 nga mediat është raportuar një shpërthim më i madh te ky vend”, tha ai.
Ndryshe për këto shpërthime ka reaguar presidentja, Vjosa Osmani dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.