E trishtë: Edhe një grua shtatzënë në Gjakovë sulmohet nga bashkëshorti i saj, e rrah me grushte e rrip
Dhuna në familja po vazhdon të mbetet një ndër dukuritë më shqetësuese në vend, ku zakonisht viktima janë gratë të cilat dhunohen në forma të ndryshme kryesisht nga bashkëshortët e tyre, por edhe nga anëtarët e tjerë të familjes. Ato madje nuk ‘kursehen’ nga sulmet as gjatë muajve të shtatzënisë, duke qenë kështu në rrezik të madh. Në 24 orët e fundit kanë ndodhur tri raste të tilla në rajonin e Gjakovës, raporton Gazeta Sinjali.
Për dy raste Sinjali ka raportuar mbrëmë dhe sot, teksa tash ka mësuar detaje se edhe një grua shtatzënë nga fshati Hereq i kësaj komune, e cila ka kërkuar mbrojtje nga Policia.
Ajo e ka denoncuar bashkëshortin e saj, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj saj, mëngjesin e sotëm, në shtëpinë e tyre.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se burri i dyshuar, M.A.. 32-vjeçar, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij që është shtatzënë, e të cilën e ka goditur me grushte e rrip në kokë e pjesët e trupit.
Pas dhunës që përjetoi nga burri gjatë pritjes së ëmbël, asaj iu desh t’i nënshtrohej kontrollit gjinekologjik, por për fat të mirë gjithçka ka qenë në rregull. Megjithatë, Sinjali mëson se ajo ka pësuar lëndime në pjesët e tjera të trupit, për çka mori trajtim mjekësor.
Pasi policia është vënë në dijeni për tastin, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Sinjali merr vesh se gruaja shtatzënë bashkë me tre fëmijët e saj është dërguar në strehimore.
Teksa Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj të dyshuarit “Dhunë në familje” dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.