Lajme

Mujka i VV-së u caktua si Kryeshef i “Ibër -Lepencit” nga nesër ia nisë punës

Faruk Mujka, asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë nesër e nis punën si kryeshef ekzekutiv në Ndërmarrjen Publike “Ibër-Lepenc”.

Këtë e ka kumtuar vetë Mujka përmes një postimi në Facebook.

“Çdo udhëtim ka fillimin, itinerarin dhe fundin e tij. Nga secili udhëtim kam fituar njohuri, eksperienca dhe miq të ri. Gjërat e këqija të përjetuara gjatë rrugëtimit hudhen pas shpine”, ka shkruar Mujka në Facebook.

“Nga, nesër filloj detyrën e re, Kryeshef Ekzekutiv në NHE “Ibër – Lepenc”, ndërmarrje tepër e rëndësishme për zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës. Vend ideal për të kontribuar dhe treguar aftësitë e duhura menaxhuese në përputhje me pritjet e qytetarëve”, ka shkruar tutje Mujka.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vazhdimisht gjatë kohës sa ishte në opozitë deklaronte se si Qeveri synim do ta kenë departizimin ndërmarrjeve publike