Lajme

Habit artistja shqiptare: Me dëshirë të madhe e kam blerë varrin tim, nuk kam frikë

Piktorja e njohur, Zake Prelvukaj në një intervistë ka bërë një deklaratë që i ka habitur të gjithë.

Ajo shpalosi momente nga fëmijëria e saj, foli për punën dhe për raportet që ka me shumë personalitete publike për “Kendiv” në T7.

Mes tjerash, artistja befasoi edhe me një deklaratë teksa po fliste për disa persona të dashur që i ka humbur. Ajo tha se nuk ka frikë nga vdekja, prandaj edhe që tani e ka blerë tokën ku do të varroset.

“A e di që unë nuk kam frik, unë e kam ble edhe tokën ku kam për tu varrosur. Nuk kam frik sepse atje kam të gjithë njerëzit e dashur që kanë vdekur. Jeta është kështu dhe nuk kam frik, e shoh numin tim, vendin tim dhe me dëshirë të madhe e kam ble. Se ne jetojmë për të shkuar me atë botë. Unë shkeli në tokën ku kam për të qenë unë dhe nuk kam frik aspak se të gjithë kemi lindur për të shkuar atje”, u shpreh Prelvukaj.