Pas vrasjes së 35 vjeçares shtatzënë nga ish burri, reagon hoxha i njohur kosovar: Zoti i udhëzoftë disa vjehrri që shkaktojnë konflikte te çiftet e reja
Hoxha i njohur Labinot Maliqi ka reaguar pas vrasjes së fundit që mori jetën e një gruaje 35 vjeçare.
Ai thotë se shpreson që ky rast “t’ua hapë sytë edhe vjehrrive, edhe djemve e vajzave që duanë të martohen, apo veçse janë në prag të saj.
“Zoti i udhëzoftë disa vjehrri (të djalit e të qikës), të cilët janë nxitësit dhe shkaktarët kryesor për konfliktet e shkaktuara tek çiftet e reja. Shpresoj që vrasja e fundit t’ua hap sytë edhe vjehrrive, edhe djemve e vajzave që duanë të martohen, apo veqse janë në prag të saj. Në disa raste, jo vetëm e preferuar, por është edhe obligim që bashkëshortët e rinjë ta ndërtojnë folenë e tyre të pavarur nga të tjerët” ka shkruar Maliqi në Facebook.
Ditën e djeshme, një 35 vjeçare mbeti e vrarë nga të shtënat me armë nga bashkëshorti i saj.
Rasti ndodhi në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë.