KryesoreLajme

“Ma mirë ai me pasë dekë me gjithë nusen”- flet babai i Sokol Halilit

Mbrëmjen e së mërkurës 35 vjeçarja, Hamide Magashi u vra nga ish-burri i saj, Sokol Halili. Ajo ishte në muajin e nëntë të shtatzënisë. Vrasja ndodhi para Klinikës së Gjinekologjisë.

Gjatë ditës së sotme, janë dhënë dëshmi shokuese nga familjarët e viktimës.

Halil Halili, babai të dyshuarit për këtë vrasje ka thënë se është mërzitur për rastin që ka ndodh.

Ai tha se nuk ka informacione për vendndodhjen e Sokol Halilit.

“Jam i mërzitur, jam i nervozuar shumë. Shumë keq, shumë keq, shumë keq. E kam një mesazh, ishalla kurrë nuk ndodh kësi raste të rënda, të keqia, të liga, se jam shumë i mërzitur. Hiç nuk di sen për ta, ma mirë ai me pasë dekë me gjithë ta masi e ka vendos me bo ata, edhe ai me pasë metë qaty. Hiç s’du me pa, as mem marrë kohë, shumë keq ka bo, shumë keq, tash me gru s’po dijmë çka me bo.” – theksoi ai.

babai
Ndryshe, Sokol Halili i dyshuar për vrajen e Hamide Magashit gjendet ende në arrati ndërsa më parë u raportua se Policia e ka gjetur veturën e tij me të cilën dyshohet se kishe iku nga vendi ku është kryer krimi.