Lajme

Avokati Berisha për vrasjen në QKUK: Ky do të jetë rasti i parë që vrasesi do ta marrë këtë dënim

Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin pasditen e sotme, ku një 35-vjeçare dyshohet se është vrarë nga ish-bashkëshorti i saj para hyrjes së Klinikës së Gjinekologjisë, në QKUK.

Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe avokati Besnik Berisha, i cili ka thënë se kjo ditë do të shënoi dënimin e parë në Kosovë me burgim të përjetshëm. Sipas Berishës, ky dënim mund të mos ekzekutohet vetëm nëse dorasi i jep aktgjykimin vetes akoma pa u dënuar nga gjykata.

Postimi i plotë:

Kjo qe ndodhi sonte ne oborrin e SHSKUK , ku ne rrethana akoma te panjohura ish bashkeshorti privoi nga jeta gruan shtatezene dhe u zhduke akoma pa gjurme, do shenoi denimin e pare ne Kosove me burgim te perjetshem (te konfirmuar ne secilen instance).

Ky denim mund te mos ekzekutohet vetem nese dorasi i jep aktgjykimin vetes akoma pa u denu nga gjykata.
Keshtu mendoj une!