Lajme

E rëndë: E vrau gruan pasi ajo refuzoi t’ia jap fëmijën pas lindjes

Detaje të reja janë mësuar pas vrasjes së rëndë të ndodhur sonte në QKUK, ku humbi jetën një grua shtatzënë raporton Gazeta Blic.

Mësohet se burri e kishte kërcënuar gruan se do t’ia marrë fëmijën pas lindjes.

Gurja, tash e ndjerë dyshohet se e kishte refuzuar ketë.

“Për herë të parë shtatzënën e ka kërcënuar burri saj që do t’ia marr fëmijën sapo ta lind. Kurse, sot ka shkuar te spitali drejt me vra, pasi gruaja ka refuzuar që t’ia jap beben atij pas lindjes”, kanë treguar burimet.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, e moshës 35 vjeçe.