Këmbësori që u godit për vdekje është 13 vjeçar (FOTO)
Një aksident në trafik që ndodhi natën e 12 nëntorit në kryqëzimin e rrugëve ‘Lidhja e Prizrenit – “Gjergj Fishta” – “Komandant Kumanova” në Lipjan, kishte lënë të lënduar rëndë një fëmijë, i cili ishte dërguar me urgjencë për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.
Pavarësisht intervenimit dhe përkujdesjes së stafit mjekësor, këmbësori që u godit nga vetura nuk ka arritur që t’i përballojë plagët e marra dhe si pasojë mbrëmë ka ndërruar jetë.
Sinjali mëson se viktima është një fëmijë 13-vjeçar.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.