Shneta

Si t’i pastroni veshët nga dylli me disa hapa të thjeshtë

Dylli që akumulohet në vesh shërben si një lubrifikant natyral por edhe për të mbrojtur veshin nga mikro organizmat që synojnë të futen brenda.

Dylli përbëhet nga yndyra dhe qeliza të vdekura të cilat së bashku mbrojnë veshët nga infeksionet.

Megjithatë, ekspertët rekomandojnë pastrimin e rregullt të veshëve sepse akumulimi i tepërt i dyllit mund të bllokojë dëgjimin.

Nga ana tjetër, ekspertët janë kategorikisht kundër përdorimit të kunjave, karficave apo sendeve të tjera të mprehta për heqjen e dyllit.

Madje ata nuk rekomandojnë as kunjat me pambuk pasi mund ta shtyjnë më shumë dyllin.

Uji i oksigjenuar

Ky solucion natyral ndihmon në eliminimin e dyllit të tepërt pa rrezikuar kanalin e veshit.

Ai pakëson bakteret dhe e mban veshin të pastër.

Përzieni sasi të barabarta të ujit natyral dhe ujit të oksigjenuar dhe përdorni një pipëz për të hedhur në secilin vesh 2-3 pika nga ky solucion.

Glicerina

Glicerina është e shkëlqyer për të zgjidhur problemet me veshin.

Ajo zbut dyllin dhe e pastron veshin.

Ju mund të hidhni në secilin vesh disa pika glicerinë të lëngshme dhe ta mbani kokën mënjanë për 3 minuta.

Kjo procedurë duhet bërë një herë në javë.

Uthulla e mollës

Përveç pastrimit të veshëve nga dylli, uthulla e mollës ndihmon edhe në rregullimin e pehashit të veshit.

Përzieni sasi të barabarta të uthullës dhe ujit të vakët dhe më pas me një pipëz hidhni disa pika në secilin vesh dhe mbajeni kokën mënjanë për 3 minuta.

Kjo kurë duhet përsëritur një herë në muaj./agroweb