Kryesore

Kosova pritet të bëhet me aeroplanë kundër breshërit, ministri Peci zbulon detaje për herë të parë për Expose

Expose” prodhim medial i portalit GazetaBlic ka transmetuar sonte një dokumentar në Kanal10 për vërshimet që ditëve të fundit preken disa zona në vend.

Por për dëmet e shkaktuara në tokat bujqësore, Ministria e Bujqësisë ka paraparë kompenzimin edhe kompenzimin e tyre, i cili pritet të ndodh në ditët në vijim.

E për të ruajtur prodhimin në bujqësi, Faton Peci, Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural është angazhuar për sigurimin e disa aeroplanëve, përmes të cilëve synohet shpërndarja e reve në rast se merret sinjali për breshër nga Instituti Hidrometorologjik.

Peci ka folur për ekskluzivisht për Expose për një projekt të tillë, i cili aktualisht është në fazën e parë të analizave dhe konsultimeve mbi planin operacional.

Ky ministër pohon se tashmë ka bërë një kërkesë në mekanizmat ndërkombëtar për të parë mundësitë e sigurimit të sistemit për parandalimit të breshërit, ndonëse e thotë se sistemi anti breshër përmes raketave është i disfavroshëm për ambientin.

Duke e shpjeguar planin për sigurimin e aeroplanëve për parandalimin e breshërit, Ministri Peci i tha Expose se aktualisht ndodhen në fazën e analizimit dhe bërjes së kërkesave.