Vajza e Jakup Krasniqit fejohet në Hagë: E sollëm ceremoninë e fejesës tek ti babi
Vajza e Jakup Krasniqit, Gresa është fejuar sot.
E veçanta e kësaj ceremonie ishte vendi të cilin e zgjodhi çifti. Gresa dhe Sadiku u fejuan në Hagë, atje ku po mbahet ish zëdhënësi i UÇK-së Jakup Krasniqi, në pritje të gjykimit.
Statusi i Gresa Krasniqit:
Te fejuar!
E sollëm ceremoninë e fejesës tek ti Babi, se të kisha premtu që në jetët tona mbase padrejtësitë mund të jenë të mëdha, por festat bashkë do i bëjmë!
“Në të mirë e në të keq, gjithmonë bashkë”, është betimi që në heshtje i bëmë njëri-tjetrit. Ti këtë betim më dhe ditën që linda, e unë këtë betim të dhash diten që fillova te flas.
Në të mirë dhe në të keq, fillimisht me ty e pastaj me më të dashurit e mi!
E jotja,
Gresa
Familjarë dhe miq, faleminderit për urimet!
Gresa dhe Sadiku