E çuditshme: Ronaldo nxjerr diçka nga zona intime, më pas e ha (VIDEO)
Në internet gjatë ditës së sotme ka shkuar virale një pamje e Cristiano Ronaldos nga ndeshja e djeshme ndaj Ganës teksa preket në zonat intime të trupit dhe më pastaj kapërdiu diçka.
Më shumë sesa vetë fitorja e Portugalia ndaj Ganës, po komentohet një pammje e përçudshme nga Cristiano Ronaldo.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë u pa teksa po prekte dhe nxjerrte diçka nga zona intime, për ta ngrënë më pas.
Një pamje që nuk i iku assesi kamerave dhe brenda pak orëve shkoi virale në rrjet, me tifozë të shumtë gjithandej botës që i kushtuan “memes” dhe shaka të tjera.
Gjithsesi, duhet theksuar se për Ronaldon ishin dy gjëra të rëndësishme dje: fitorja e arkëtuar me rezultat 3:2 ndaj kombëtares ganeze dhe hyrja në histori si lojtari i vetëm që shënoi në pesë Botërore radhazi.
Kujtojmë se Portugalia radhitet njëra ndër ekipet kombëtare që aspiron për ta fituar trofeun më të çmuar në nivel kombëtaresh në botën e futbollit. Botëror të cilin as Cristiano Ronaldo nuk ka mundur asnjëherë ta fitojë, duke qenë trofeu i vetëm që i mungon në vitrinën e tij të pasur me suksese të shumta.