KryesoreLajme

Ky është i dyshuari për aksidentin tragjik në Rahovec ku humbi jetën 22-vjeçari

Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit që po hetohet për aksidentin e rëndë me fatalitet që ndodhi mbrëmjen e djeshme në rrugën “UÇK” në Rahovec, ku humbi jetën i riu Muhamed Kabashi rreth 22-vjeçar.

Burimet e Sinjalit brenda hetimeve bëjnë të ditur se i dyshuari është Amin Durguti rreth 27-vjeçar, shofer i një veture Volkswagen Golf 1J, i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin fatal pasi ka bërë kthim majtas në mënyrë të pasigurt, duke marrë përparësinë e motoçikletës që po drejtonte viktima.

Për pasojë, motoçikleta është përplasur në krahun e djathtë të automjetit, duke shkaktuar lëndime të rënda trupore te Kabashi, i cili ndërroi jetë më vonë në Spitalin Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, Amin Durguti është ndaluar për 48 orë, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML-Prishtinë për obduksion.
Hetimet për këtë rast tragjik po vazhdojnë nën drejtimin e Prokurorisë Themelore