E dhimbshme: Ky është 31-vjeçari që u godit nga lisi në Hajkobillë të Prishtinës, humbi jetën rrugës për në spital
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pasdite në fshatin Hajkobillë të Prishtinës, ku një i ri ka humbur jetën pasi është goditur nga një pemë (lis).
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se rreth orës 16:46 është pranuar informacion nga Policia për një person që kishte mbetur i lënduar rëndë pasi një lis ishte rrëzuar mbi të në vendin e njohur si “Kodra e Hajkobillës”.
Menjëherë është njoftuar emergjenca dhe njësitë policore, ndërkohë që disa qytetarë po e shoqëronin të lënduarin drejt spitalit. Fatkeqësisht, gjatë rrugës në fshatin Dabishevc, ai nuk arriti t’i mbijetojë plagëve.
Viktima është identifikuar si Lirim Gashi, rreth 31-vjeçar.
Për rastin janë njoftuar njësitë e hetimeve të Policisë si dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore, të cilët do të kryejnë veprimet e mëtejme.