Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës – vetura godet një fëmijë që po shiste kunguj në rrugë
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Shupkovc të Mitrovicës, ku një veturë ka goditur një fëmijë që ishte duke shitur kunguj buzë rrugës, shkruan “Jepi zë”.
Sipas informacioneve të para, fëmija ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar me urgjencë në spital për trajtim mjekësor.
Gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetë.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.