E rëndë: Ky është drejtuesi i motoçikletës që vdiq në aksident, përfshihet edhe një grua e re
Një aksident tragjik ka ndodhur të martën, rreth orës 17:40 në fshatin Sllovi të Komunës së Lipjanit, ku si pasojë e përplasjes mes një motoçiklete dhe një veture, një person ka humbur jetën.
Burime të besueshme të Sinjalit bëjnë me dije se viktima është Emin Bytyqi rreth 48 vjeçar, banor i po këtij fshati, i cili ishte duke drejtuar një skuter Piaggio pa targa. Ai është përplasur me një veturë të tipit Mercedes me ngjyrë të hirtë, që drejtohej nga F.K, rretu 23-vjeçare, gjithashtu banuese në Sllovi.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë policore dhe ekipi i autoambulancës nga Emergjenca e Lipjanit, ka konstatuar vdekjen e drejtuesit të motoçikletës.
Hetimet rreth rrethanave të aksidentit janë duke u zhvilluar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, nën mbikëqyrjen e Prokurorit të Shtetit, i cili pritet të dalë në vendin e ngjarjes për veprime të mëtejme procedurale.