KryesoreLajme

Sami Lushtaku kandidat i PDK-së për kryetar të komunës së Skenderajt

Në tetor pritet të mbahet zgjedhjet lokale në Kosovë, ku parti të ndryshme nëpër komuna kanë nisur zyrtarizimin e kandidaturave të tyre për kryetar.

Burime të sigurta të Veriu.info bëjnë të ditur se kandidat për Kryetar të Komunës së Skenderajt nga radhët e PDK-së do të jetë Sami Lushtaku.

Lushtaku momentalisht është nënkryetar i Komunës së Skenderajt, përderisa për disa mandate deri në vitin 2017 ishte Kryetar Komune.

Veriu.info mëson se bartëse e listës së kandidatëve të PDK-së për asamble komune do të jetë Adelina Spahiu, aktualisht Kryesuese e Kuvendit Komunal të Skenderajt.