Detaje tronditëse nga vrasja e rëndë në Prishtinë: 70-vjeçari dyshohet se vrau bashkëshorten e tij me sëpatë
Sot u raportua për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në një familje në Prishtinë sot rreth orës 05:00 të mëngjesit, ku një 70-vjeçar dyshohet se ka privuar në mënyrë makabre bashkëshorten e tij.
Sinjali ka mësuar detaje tronditëse nga vrasja e rëndë, të cilën burri I.G., dyshohet se e kreu me sëpatë.
Në vendin e ngjarjes, njësitë policore bashkë me ekipin mjekësor të Emergjencës kanë hasur në trupin e viktimës e cila ishte e gjitha e përgjakur. Pas ekzaminimit për shenjat vitale, mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima S.G., ka ndërruar jetë.
Pas aktit të tmerrshëm që kreu, i dyshuari është paraqitur vetë në stacion policor, ku ka deklaruar se ka vrarë bashkëshorten e tij.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.