E rëndë: Kjo është viktima e dytë e aksidentit fatal në Fushë Kosovë
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në fshatin Kuzmin të Fushë Kosovës, ku si pasojë e një vetaksidenti humbën jetën dy persona, përfshirë një të mitur.
Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se mbrëmë pas orës 22:00, është raportuar një aksident trafiku me pasoja fatale, ku një veturë ka dalë nga rruga dhe është përplasur, duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse dy personave që gjendeshin në të.
Viktimë e rastit është 27-vjeçarja Heroina Haliti – Aliu, e cila drejtonte automjetin.
Viktima e dytë e rastit, siç mëson Gazeta Sinjali është: Anita Vrellaku, 17-vjeçare, që ishte pasagjere.