Dyvjeçari e gëlltit baterinë e telekomandës, shpëtohet nga mjeku Besnik Elezi
Një fëmijë 2-vjeçar ka kaluar një situatë të rrezikshme shëndetësore pasi ka gëlltitur një bateri telekomande.
Megjithatë, ndërhyrja e gastroenterologut Besnik Elezi ka bërë të mundur largimin e saj me sukses.
Rasti është bërë i ditur nga vetë mjeku përmes një postimi në Facebook, ku ai ndau edhe detaje.
“Largohet nga stomaku baterie e telekomandës te femija 2 vjet K.Sh”, shkroi Elezi.
Elezi ka publikuar edhe imazhe nga ky intervenim.