Ky është burri nga Peja që vdiq në QKUK, u dërgua në spital pasi dyshohet se konsumoi narkotikë
Një rast i rëndë ka ndodh në familjen Hysenaj nga Peja. Familjari i tyre ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Siç merr vesh Gazeta Sinjali viktimë i rastit është Ilir Hysenaj, rreth 38 vjeçar.
Ai më 3 mars ishte dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, pasi dyshohet se kishte konsumuar një sasi të konsiderueshme të narkotikëve.
Më pas i njëjti ishte dërguar në QKUK. Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor.
Rasti është cilësuar se “hetim i vdekjes”, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.