Lajme

Tragjedia në Jabllanicë që i mori jetën tre fëmijëve pas shembjes së një objekti – krejt çka dihet deri më tani

Një ngjarje tragjike u shënua mbrëmë në orët e vona në fshatin Jabllanicë të Gjakovës, ku si pasojë e një shembje të një objekti tre banuar, tre persona të moshës së re humbën jetënp.

Sipas informacioneve të para, tragjedia ka ndodhur pas rrëzimit të pllakës së një shtëpie të pabanuar.

Sinjali ka mësuar se fëmijët që vdiqën tragjikisht janë Ideal Ramaj, Ramë Mehmetaj dhe Veton Morina, rreth 13 dhe 15-vjeçarë.

Vdekjen e të miturve e kanë konstatuar ekipet mjekësore në vendin e ngjarjes, ndërsa trupat e viktimave tashmë janë dërguar në morgun e Spitalit Rajonal të Gjakovës.

Në vendin e ngjarjes, përveç njësiteve policore dhe ambulancës, dolën edhe zjarrfikësit, të cilët intervenuan në lidhje me rastin.

Sinjali publikoi edhe pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihej objekti i shembur ku kishte zënë tre fëmijët.