Fëmiu i familjes Gashi ishte i vetmi që shpëtoi nga aksidenti i mbrëmshëm ku vdiqën 3 anëtarët e familjes
Një aksident i mbrëmshëm trafiku në Çubrel të Skënderajt, në magjistralen Mitrovicë-Pejë u bë shkak që tre persona të humbin jetën e katër të tjerë të marrin lëndime serioze, shkruan “Mitropol”.
Në aksident u përfshi një veturë civile me të cilin po udhëtonin familja Gashi dhe një veturë policore ku ndodheshin pesë persona e nga ku pësuan lëndime katër policë.
Nga aksidenti humbën jetën Zarife Gashi, rreth 70 vjeçare, Agim Gashi, rreth 50 vjeç, dhe Gyltene Gashi, rreth 48 vjeçare.
Në veturën e familjes Gashi “Mitropol” mëson se ndodhej edhe njëri nga bijtë e familjes, Lis Gashi i cili pas aksidentit po trajtohet në Spitalin e Mitrovicës pasi pësoi frakturë të dorës.
Familja Gashi ndodheshin për drekë në Mitrovicë tek familja e mësueses tashmë të ndjerë, Gyltene Potoku Gashit, me ç’rast në rrugën e kthimit drejt Pejës humbën jetën tragjikisht.
Aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 16:40 dhe tashmë Policia ka konfirmuar se kanë nisur hetimet nga Prokuroria dhe IPK./Mitropol/