Kini kujdes! Çfarë është meningiti bakterial që i mori jetën 17 vjeçares
17-vjecarja, Noela Caka nuk kishte shfaqur asnjë problem shëndetësor, deri mëngjesin e së shtunës kur u shtrua me urgjencë në spitalin e Durrësit me temperaturë të lartë dhe prej andej u transferua në Tiranë, ku dhe ndërroi jetë.
Ambientet e shkollës janë dezinfektuar, ndërsa autoritetet shëndetësore po gjurmojnë personat që kanë pasur kontakte me 17-vjeçaren.
Po kështu, familjarët, mësuesit dhe nxënësit janë udhëzuar të mjekohen për disa ditë me antibiotik.
Sakaq pasiguria në komunitet është rritur për shkak të vdekjes së papritur të adoleshentes nga meningjiti akut.
Çfarë është meningiti bakterial?
Meningiti bakterial është një inflamacion i rrezikshëm i membranave që mbulojnë trurin dhe palcën kurrizore.
Shkaktohet nga baktere të ndryshme, si Neisseria meningitidis dhe Streptococcus pneumoniae.
Simptomat e tij përfshijnë temperaturë të lartë, dhimbje koke të forta, ngurtësi të qafës, të përziera dhe në disa raste konfuzione apo krizë epileptike.
Sëmundja mund të jetë fatale nëse nuk trajtohet shpejt dhe në mënyrë agresive me antibiotikë.
Për më tepër, ajo mund të përhapet përmes pështymës ose sekrecioneve respiratore, duke rritur rrezikun e infektimit te personat që kanë pasur kontakt të ngushtë me të prekurin.