Lajme

21 vjeçari nga Kosova, Rilind Thaqi, vdes tragjikisht në një aksident trafiku në Itali

Rilind Thaqi ka vdekur pas një aksidenti tragjik të ndodhur në mesnatën mes të mërkurës dhe të enjtes.

Ai ka gjetur vdekjen teksa po kthehej nga Jesolo në zonën e Venedikut, pasi vetura e tipit BMW me të cilin po udhëtonte, që drejtohej nga kushëriri i tij 24 vjeçar, kishte dalë nga rruga dhe ishte përplasur me një shtyllë nga ana e pasagjerit, ku edhe ndodhej Rilindi.

Gazeta italiane “Corriere del Vento” shkruan se Rilindi kishte mbetur i vdekur në vend dhe se asgjë s’mund të bëhej për të.

Ndërkohë kushëriri i tij që kishte qenë duke drejtuar veturën ka pësuar lëndime dhe është shtrirë në spital gjatë natës, duke u liruar nga spitali mëngjesin e sotëm.

Për vdekjen e Rilind Thaqit kanë njoftuar edhe familja./GazetaExpress/