Lajme

Rasti i 14-vjeçares në kryeqytet, flasin nga Prokuroria

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, thotë se lidhur me drogimin e dhunimin e dyshuar të 14-vjeçares në kryeqytet, nuk mund të japin detaje.

Ai gjatë përgjigjes për Klankosova.tv, këtë e tha me arysetimin se ky është një rast shumë i ndjeshëm.

Në raportin 24-orësh të policisë, thuhet se kjo ngjarje po hetohet intensivisht, ndërsa viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor, me vendim të prokurorit.

Rasti dyshohet të ketë ndodhur më 3 nëntor rreth orës 01:00.