Lajme

U ther për vdekje nga vëllai, sot i jepet lamtumira e fundit Auron Myftarit – familjarët nuk do të hapin të pame

Një ngjarje tragjike ndodhi dy ditë më parë në kryeqytet, ku vëllai theri me thikë vëllain, dhe për pasojë viktima humbi jetën duke mos arritur t’i mbijetojë plagëve.

Siç mësoi eksklzuvisht Sinjali, bëhej fjalë për familjen Myftari, ku Gent Myftari e goditi me thikë për vdekje vëllain, Auron Myftarin.

Genti po dyshohet se ia mori jetën vëllait të tij, Auronit – duke e therur disa herë me thikë, te kompleksi banesor ku ata jetonin.

Viktima dhe dorasi janë vëllezër të regjisorit të njohur kosovar, Agron Myftarit.

E lamtumira e tij e fundit do t’i jepet sot, e martë, lajm i cili u bë i ditur nga vëllai tjetër, Agroni.

“Ju njoftojmë se varrimi i Auron (Hazir) Myftarit do të bëhet më 29 tetor 2024, me namazin e drekës (ora 12:00), në varrezat e qytetit në Arbëri”.

“Njëkohësisht, ju njoftojmë se për shkak të rrethanave, familja nuk do të hapë të pame. Pritja do të bëhet vetëm në varreza”, ka shkruar tutje Myftari.

Ndaj Gent Myftarit, tashmë është lëshuar urdhri për ndalim policor dhe Prokuroria deklaroi se rasti po hetohet në drejtim të veprave penale “Vrasje e rëndë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

“Prokurorja kujdestare ka dalë në vendin e ngjarjes dhe së bashku me hetuesit policor kanë ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me urdhër të prokurorit të shtetit është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes nga Policia e Kosovës, po ashtu me urdhër të Prokurorit trupi i pa jetë i gjetur në vendin e ngjarjes është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për të iu bërë Autopsia.

Rasti penal është filluar në drejtim të veprës penale “Vrasja e Rendë” si dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” ku në këtë rast me vendim të prokurorit është ndaluar një (1) person.”