Familja Myftari për ngjarjen e mbrëmshme: Auroni vdiq në rrethana tragjike, varrimi bëhet nesër
Një ngjarje shumë e rëndë ndodhi mbrëmë në rrugën Tirana në Prishtinë.
Vëllai theri vëllain me thikë, derisa ky i fundit nuk u bëri ballë plagëve të marra dhe ndërroi jetë.
Policia e Kosovës ka identifikuar të dyshuarin i cili po vazhdon të qëndrojë në QKUK, ku edhe po ruhet nga njësitë përkatëse policore.
E ngjarja tragjike më së shumti ka goditur familjen Myftari në kryeqytet, transmeton lajmi.net.
Në lidhje me këtë ngjarje një deklarim erdhi nga Agon Myftari, pjesë e kësaj familje.
Ai njoftoi se varrimi it ë ndjerit bëhet nesër, në varrezat e qytetit në Arbëri.
Postimi i plotë:
Të dashur familjarë e miq,
Me dhimbje të thellë e me zemër të thyer, ju njoftojmë se djali e vëllau jonë, Auron (Hazir) Myftari, në rrethana tragjike, mbrëmë ka humbur jetën.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, në varrezat e qytetit në Arbëri. Për detajet e sakta rreth varrimit, do të njoftoheni me kohë.
Rrethanat që kanë dërguar në humbjen e parakohshme të jetës së Auronit, janë duke u hetuar nga policia. Prandaj, kërkojmë mirëkuptim që të mos spekulohet deri sa organet e rendit ta japin versionin e tyre për ngjarjen tragjike.
“Të Zotit jemi dhe tek Ai do të kthehemi” (Kur’an, 2:156).
Shpirti i tij u prehtë në paqe!