Lajme

Fero hyn në shtëpinë e BBVK-së në ora 21:00, gjithçka do transmetohet LIVE

Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3, sonte do të futet Fero me një mision të veçantë.

Ai do të futet nga ora 21:00 brenda BBVK3, ku pritet të jetë një mbrëmje e jashtëzakonshme me plot surpriza, që veç Vëllai i Madh di të organizoj, njofton Klan Kosova.tv

Përgjatë kësaj kohe, të gjithë teleshikuesit do të kenë mundësinë ta ndjekin LIVE në kanalin zyrtar të Big Brother VIP Kosova në Youtube si dhe platformat tjera televizive.