Lajme

Sherr mes xhaxhait e nipit në Drenas: Paradite u kapën verbalisht, pasdite eskaluan në rrahje

Një rast i konfliktit familjar ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Komoran, ku nisi paradite një sherr mes dy familjarëve (xhaxhai me nipin) dhe eskaloi pasdite.

Siç merr vesh Sinjali, xhaxhai po dyshohet se në mëngjes i kishte shkuar nipit te lokali ku ndodhej dhe kishte tentuar ta sulmojë, por s’kishte arritur.

Nga aty, konflikti ka vazhduar në shtëpinë e tyre, ku dyshohet se u përfshinë në rrahje.

Rasti është denoncuar në Polici dhe si rezultat, dy të dyshuarit janë arrestuar.

Të njëjtit janë shoqëruar në stacion policor, ku u intervistuan lidhur me rastin.

Ndaj tyre, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e hetimit.