Imitimi i Rezit, Burimi befason: Nuk është bullizëm, jam i kënaqur me të gjithë banorët
Burimi nuk ka pranuar të viktimizohet sonte me rastin e një momenti kur Rezarti e imitonte në një situatë ndërsa ai vepron.
Ai tha se ai moment, nuk qe bullizëm, dhe ndjehet shumë i kënaqur me të gjithë banorët, transmeton klankosova.tv.
”Unë ia kam lejuar me bo pak hajgare. Unë vet kam qenë fëmijë kur e kam pa këtë si fëmijë në ‘’Portokalli’’ ”.
”Nëse është bullizim, por bullizim është me të thanë shtatshkurtër, ose shkurtabiq. Unë jam shumë i kënaqur me të gjithë banorët”.
”Nëse është bullizëm, vëllai i madh është për mu. Është imitim, është aktrim. Nuk është diçka bullizim”.