Lajme

Kaq i rëndë ishte aksidenti në Veternik, vetura e parë që u godit nga kamioni, u bë ‘llom’

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen “Veternik” të Prishtinës.

Në këtë aksident janë përfshirë 12 automjete dhe se janë lënduar 11 persona.

Lajmin e ka konfirmuar për IndeksOnlinen, zyrtarja për informim në Policinë Rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti.

E 8 nga 11 personat e përfshirë në këtë aksident, tashmë po trajtohen në Qendren Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), si pasojë e lëndimeve të marra.

Drejtori i Emergjencës Naser Syla ka konfirmuar për Indeksonline se gjashtë persona të përfshirë në këtë aksident, po trajtohen në QKUK dhe se gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë.

“Gjashtë persona të aksidentuar janë duke u trajtuar në QKUK. Gjendja e tyre është stabile dhe se nuk kanë lëndime të rënda trupore”, tha Syla./Indeksonline/