Lajme

Plagosja në Mitrovicë/ Ky është personi i plagosur në konfliktin e djeshëm

Ne media dje është raportuar për të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, si pasojë e të cilave mbeti i plagosur 38 vjeçari Ismajl Hyseni.

I plagosuri pasi kishte marrë trajtim mjekësor, ishte konstatuar se gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Veriu.info ka arritur të siguroj foton e të plagosurit Ismajl Hyseni.


Për të mësuar gjendjen shëndetësore të personit të plagosur, Veriu.info kishte kontaktuar me drejtorin mjekësor në Spitalin e Mitrovicës, Gëzim Berisha, i cili kishte treguar se personi është sjellë me plagë në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetë.

“Gjendja e te plagosurit eshte stabil dhe jashte rrezikut per jeten. Ai eshte sjelle me nje plage ne kembe, ku pak trajtimit ne spitalin e Mitrovicës, do te dergohet ne qkuk per ekzaminime te metejme”, kishte deklaruar gjatë ditës Berisha për Veriu.info.

Ndryshe, para pak minutash Veriu.info ka raportuar se të dyshuar për plagosjen e Ismajl Hysenit janë Arbnor dhe Arben Hyseni.