KryesoreLajme

Detaje të reja nga emergjenca për incidentin në Prishtinë: Gruaja në gjendje të rëndë, pritet të operohet

Një incident i rëndë ka ndodhur sot në Prishtinë, ku një grua dyshohet se është plagosur me armë zjarri sot në rrugën ‘Mukadeze Lika’. Rasti tashmë është konfirmuar nga Policia, ndërsa janë zbuluar detaje të reja

Siç mori vesh ekskluzivisht Sinjali, i dyshuari për rastin është një zyrtar policor, i cili dyshohet se e ka qëlluar me armë zjarri nënën e tij.

Sinjali mëson se polici që qëlloi me armë nënën e tij, është Samir Pacolli, 20-vjeçar.

Sinjali ka kontaktuar me drejtorin në kliniken Emergjente, Naser Syla, ku tha se gjendja e të lënduarës vazhdon të jetë e rëndë dhe se po pritet të operohet nga mjekët kujdestar.

“Gjendja e të plagosurës është e rëndë, ende nuk është intervenuar, pritet të intervenohet për t’u operuar nga ekipet kujdestare të kirurgjisë”, tha ai për Sinjalin