Lajme

Aksident trafiku me fatalitet në Vushtrri, humb jetën shoferi 60 vjeç

Një akisdent i rëndë ka ndodhur sot në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë. Rastin për Veriu.info e ka konfirmuar policia e Kosovës.

“Rreth orës 11:55,është raportuar për një aksident trafiku me pasojë fataliteti i shkaktuar në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë përkatësisht në fshatin Deberlluke.

Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident ka humbur jetën shoferi i veturës viktima rreth 60 vjeçar”, ka thënë për Veriu.info zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës e jugut, Avni Zahiti.

Bëhet e ditur se njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet për aksidentin.