Detaje të reja për aksidentin tragjik në Sllatinë, po shkonin në dasëm
Dy persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë të lënduar rëndë si pasojë e një aksidenti, ndodhur në Sllatinë.
Burime të IndeksOnline bejnë të ditur se viktimiat ishin burrë e grua, rreth moshës 60 vjeçare.
Ata se së bashku ishin duke shkuar për në dasëm tek vellau i gruas.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Me daten 29.08.2024, rreth ores 18:56 Policia ka pranuar informaten se afer fshatit Sllatin, drejtimi Prishtine-Pejë nje veture ne te cilin gjendshin 5 persona kishte humbur drejtimin dhe ishte rrotulluar dhe eshte shkaktuar nje vetaksident.
Menjeher policia ka reaguar ne lokacion dhe jane njoftuar ekipet tjera emergjente dhe zjarrfiksat. Sipas informatave fillestare dyshohet se perveq lendimeve te renda trupore raportohet edhe per pasoja fatale ne kete rast”