Lajme

Kapet nga policia serbi në Jarinjë serbi, Dushan Neshiq

Është arrestuar në Jarinjë, Dushan Neshiq, me kombësi serbe, saktësisht në vendkalimin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë .

Këtë për Gazetën Demos e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Elshani për Demos tha se arrestimi është bërë në bazë të një urdhri gjyqësor për një rast të vitit 2022, që ka të bëjë me “kërcënime”.

“Personi është ndaluar të hënën rreth orës pesë të mëngjesit, teksa po hynte në Kosovë nga Serbia. I dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe gjendet në stacionin policor në Mitrovicën e Jugut”, tha Elshani.