Lajme

Sot lansohet projekti për subvencionet e izolimit të shtëpive

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë sot lanson thirrjen e dytë publike lidhur me projektin e tyre të shumë përfolur.

Bëhet fjalë për projektin “Zbatimi i masave të efiçiencës së energjisë për shtëpitë individuale të banimit”.

Thirrja bëhet në modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës nga ora 14:30.

Nga ky projekt mund të përfitojnë familjet që dëshirojnë të investojnë në përmirësimin e efiçiencës së energjisë në shtëpitë e tyre.