Drenicasi ia sheh sherrin dasmës: Kapet nga policia për të shtënat me armë në Llaushë të Skenderajt
Pasi jemi në sezonën e dasmave edhe gjuajtjet me armë nga kosovarët nuk kanë të ndalur, e ku në shumë raste nga pakujdesia e tyre po rrezikohet edhe jeta e qytetarëve përreth.
E rast i fundit ku është qëlluar me armë në një aheng familjar ka ndodhur në fshatin Llaushë të Skenderajt ku edhe është arrestuar një mashkull i dyshuar kosovar.
Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se i arrestuari është Bajram Geci.
Sinjali mëson se në vendin e ngjarjes nga i dyshuari është konfiskuar një armë me gaz si dhe janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të kalibrit 9 mm.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.
Rasti është iniciu për veprat penale Armëmbajtje pa leje dhe Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.