Lajme

Kjo është shoferja që aksidentoi për vdekje 18 vjeçaren tek ‘Central Parku’ në Fushë Kosovë

Para gjysmë ore një person është goditur nga një veturë afër terminalit Doganor në Fushë Kosovë.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Prishtinën, Flora Ahmeti, ku tha se një këmbësore ka vdekur, pasi një veturë në lëvizje e ka goditur atë.

Sinjali mëson se viktima është Elira Mehmeti – rreth 18 vjeçare.

Gjithashtu Sinjali ka mësuar se shoferja që goditi për vdekje 18 vjeçaren është Elona Mjeku- rreth 24 vjeçe.

Nga informacionet e para thuhet se 24 vjeçarja është arrestuar dhe pasi ka pësuar lëndime të rënda është dërguar në QKUK për trajtim.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.