Lajme

E konfirmon Policia: Aksidentohet për vdekje një këmbësore te Terminali Doganor në Prishtinë

PAra gjysmë ore një person është goditur nga një veturë afër terminalit Doganor në Fushë Kosovë.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Prishtinën, Flora Ahemti, ku tha se një këmbësore ka vdekur, pas një veturë në lëvizje e ka goditur atë.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjekët në vendin e ngjarjes.

“Sot rreth orës 20:20 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë- Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, lëndime kanë pësuar dy persona. Lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja e cila nuk ka arritë të përballojë plagët dhe e njëjta ka ndërruar jetë .Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Ndërkohë që e lënduara tjetër, ngasësja e automjetit është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku”, tha Ahmeti për Sinjalin.