Lajme

Ngjarje e rëndë për familjen Muleci: Dy muaj pasi vdiq djali i vetëm, vdes edhe babai

Zi e morti ka kapluar familjen Muleci nga qyteti i Pejës, ku pas dy muajsh që u vdiq djali i ri – Nani Muleci, sot u nda nga jeta edhe babai Avdurahmon Muleci i cili pësoi infarkt.

Për vdekjen e 61-vjeçarit Avdurahmon Muleci ka njoftuar familja përmes rrjeteve sociale.

Muleci, varroset nesër në varrezat e qytetit të Pejës me fillim nga ora 15:00, ai pas vetit la bashkëshorten dhe tri vajzat.

Por ky rast bëhet edhe më i dhimbshëm, pasi kësaj familje në fillim të muajit qershor i’u nda nga jeta edhe djali në moshë të re