Lajme

E rëndë: Vdes i mituri që u plagos nga polici në Istog

Ka ndërruar jetë i mituri Getoar Kamberaj nga fshati Uçë i Istogut i cili u plagos aksidentalisht nga zyrtari policor Fatjon Hoti, më 16 korrik, në Istog.

16-vjeçari vdiq në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej që nga dita e plagosjes pas plagëva të rënda që i mori nga arma e zjarrit.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar Shkodran Nikçi, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë.

“Ka ndërruar jetë viktima. Prokurori i shtetit ka urdhëruar të bëhet obduksioni”, tha Nikçi.

Po atë ditë, zyrtari policor Fatjon Hoti ishte arrestuar dhe suspenduar nga detyra.

Ndryshe, i dyshuari dhe viktima kishin lidhje familjare, më konkretisht ishin tezakë mes vete