Lajme

MPJD: Gjurmët e gishtërinjve të dërguara nga autoritetet serbe përshtaten me ato të Faton Hajrizit

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka dalë me detajet e fundit lidhur me rastin që ka ndodhur në Serbi, ku dyshohet se u vra qytetari kosovar, Faton Hajrizi.

Përmes një komunikate për media, MPJD njofton se autoritetet serbe kanë dërguar shenjat e gishtërinjve të një personi, të cilat bashkë me shenjat e gishtërinjve të Hajrizit janë përcjellë në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë.

Pas krahasimit, Drejtoria e Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor – ILECU ka pranuar përgjigje se këto gjurmë i përkasin Hajrizit.

“Lidhur me rastin e pretenduar nga ana e Serbisë të vrasjes së qytetarit të Kosovës në Serbi, informojmë opinionin publik që sapo jemi njoftuar nga Drejtoria e Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor – ILECU e Policisë së Kosovës se autoritetet serbe, më datë 22/07/2024, kanë dërguar shenjat e gishtërinjve të një personi dhe të njejtat shenja së bashku me shenjat e gishtërinjve të qytetarit të Kosovës, Faton Hajrizi, janë përcjellë në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, ku pas krahasimit nga AKF, ILECU ka pranuar përgjigje se këto gjurmë i përkasin qytetarit të raportuar si i vrarë, Faton Hajrizi”, thuhet në njoftim.

Më tej MPJD lut opinionin që të gjitha këto lajme nga Serbia të merren me rezervë deri në konfirmimin e plotë të