Moti sot: Pasdite sërish pritet shi, breshër e shkarkesa rrufesh – rrezik për dëme materiale
Ditën e sotme parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes, priten zhvillime të fuqishme të vranësirave në shkallë vendi.
Edhe sot është paralajmëruar se do të ketë rrebeshe lokale shiu, breshër dhe shkarkesa rrufesh – disa prej të cilave të forta.
Pluhuri Saharian do të fillojë të dobësohet përkohësisht, megjithatë në zonat me të reshura do të jenë të përziera me baltë, njofton Meteo Kosova, transmeton Sinjali.
Era do fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, veçanërisht aty ku ka zhvillime, me shpejtësi prej 15-70 km/h.
Nuk përjashtohet mundësia për dëme materiale.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 17 deri në 19°C, ndërsa ato maksimale prej 29 deri në 33°C.
Gjatë kohës së stuhive dhe reshjeve, temperaturat pësojnë ulje të paktën 10°C.