Lajme

Rast i rëndë për familjen Kokollari në Shtime: Vdes burri që u rrah nga djali i tij, arrestohet i dyshuari

Në media javë me parë u raportua për një rast të rëndë të një dhune në familje në Shtime, kur tre familjarë dyshohet ishin përfshirë në incident mes vete.

Në rastin i cili kishte ndodhur saktësisht më 19 maj, tre persona pësuan lëndime trupore dhe pas marrjes së ndihmës së parë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor ishin dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, sipas një njoftimi i Policisë së Ferizajt.

Policia tani ka konfirmuar se njëri nga ata të lënduarit ka humbur jetën mbrëmë.

Sinjali mëson se personi i cili humbi jetën nga dhuna që dyshohet se iu shkaktua nga djali, është Dema Kokollari.

Si rrjedhojë e kësaj, Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar një person mashkull kosovar, djalin e viktimës.

Ndërkohë, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.