Lajme

Vdes 34-vjeçari në Gjakovë, qëlloi vetën me armë zjarri

Ka vdekur 34-vjeçari në Gjakovë, për të cilin u raportua se ka qëlluar vetën me armë zjarri.

Lajmin e ka bërë të ditur për Insajderin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj. Ai ka thënë se rreth orës 12:50 janë njoftuar se viktima ka ndërruar jetë.

“Rreth orës 10:10 kemi pranuar informatë se një person mashkull i lindur në vitin 1990 është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Përgjithshme në Gjakovë për trajtim mjekësor (dyshohet për shkak të plagës së shkaktuar nga armë zjarri)”, tha ndër të tjera ai.

Ai shtoi se njësitet e nevojshme policore menjëherë ju kanë përgjigjur rastit ku është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri.

Në konsultim me prokurorin e shtetit, veprimet hetimore janë duke u ndërmarrë në drejtim të veprës “vetëvrasje në tentativë