KryesoreLajme

Therja me thikë në qendër të Mitrovicës, ky është personi që mbeti i lënduar

Gazeta Sinjali raportoi gjatë ditës së sotme për një incident në qendër të Mitrovicës, ku kishte ndodhur një therje me thikë në rrugën “Evlia Qelebia”.

Si pasojë e këtij indicenti, një person ka marrë lëndime trupore.

Burime të Sinjalit bëjnë me dije se viktima është Shkëlqim Salihu, teksa gjendja e tij nuk është serioze.

Salihu është emër i njohur për Policinë pasi në të kaluarën është përfshirë në disa raste, të cilat i kushtuan edhe me dënim.

Ai ishte arrestuar në dhjetorin e vitit 2022 për të disatën herë, pasi po kërkohej me urdhëresë të Gjykatës, për dënimin që ishte shqiptuar ndaj tij për disa vepra penale.

Për rastin e fundit ai ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e kishte shpallur fajtor, duke e akuzuar se ka kryer veprat penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve”.

Ndaj tij, Gjykata kishte shpallur aktgjykim duke e dënuar me 1 vit e gjashtë muaj burgim, që nuk e kishte vuajtur, por ka shijuar lirinë nga arratia.